Situata në spitalet Covid vijon të jetë e rëndë, për shkak të shifrave të larta të virusit në vendin tonë, që vijojnë prej disa javësh.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 3 numri i pacientëve të intubuar, nga 1 që ishte një ditë më parë.

“Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar”, raporton MSH.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 81 raste të reja infektimi, si dhe ka ndërruar jetë një 80-vjeçar te “Shefqet Ndroqi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb