Te pakten 4 raste te reja me Covid jane shfaqur ne fshatin Smrekonicë te Vushtrrise, ku ende nuk eshte gjetur pacienti zero.

Fshati i cili është i futur në karantinë të plotë, po perjeton cdo dite shifra ne rritje.

Në anën tjetër, edhe Malisheva që po kalon situatë të vështirë me koronavirusin, ndersa ka shënuar dy raste të reja në fshatin Banjë.

Gjithashtu Prishtina e Mitrovica e Veriut kanë shënuar nga dy raste të reja, ndërsa Bllaca e Suharekës, Gjurgjeviku i Klinës, Krojmiri i Lipjanit dhe Zveçani kanë nga 1 rast të ri.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.”, thuhet në komunikatën e IKPSHPK-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: