Ndonëse paraditja e sotme ka nisur e qetë te Spitali Infektiv Covid-1, nga mesdita situata është rënduar së tepërmi.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për News24 dhe BalkanWeb nga Infektivi, ku tha se prej orës 11 deri në orën 16:30 kanë mbërritur 26 autoambulanca, pra çdo 13 minuta një autoambulancë.

Siç tha gazetari Skëndaj, rreth mesditës, në vetëm 30 minuta, aty rreth orës 13:30, erdhën 7 autoambulanca. Infektivi po punon me një ngarkesë shumë të madhe, pasi aty shkojnë urgjencat e Tiranës dhe të qyteteve të jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb