Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për gjashtë raste (akuza) të përdhunimit dhe një sulmi seksual. Kështu vendosi të premten gjykata e Chester (Angli).

Megjithatë, trupa gjykuese nuk ka arritur ende një vendim për një akuzë të fundit për përdhunim në tentativë, duke hapur mundësinë që ato raste të rishqyrtohen në një gjykim të ri. Mendy, 28 vjeç, u pezullua nga Manchester City në gusht 2021, kur rastet dolën në dritë.

Vetë futbollisti u deklarua i pafajshëm për akuzat në maj 2022. Gjyqi kundër tij dhe mikut Louis Saha (pa lidhje me futbollistin me të njëjtin emër) filloi më 10 gusht 2022.

Pas 14 ditësh diskutimi, juria, e përbërë nga shtatë burra dhe katër gra, njëzëri konstatoi se Mendy është i pafajshëm për shtatë nga akuzat kundër tij, ndërkohë që nuk mund të arrinin një vendim për tentativën e përdhunimit të një gruaje në vitin 2018 dhe një tjetre në tetor 2020.

Saha, një mik i Mendy, është shpallur i pafajshëm nga juria për tri akuza përdhunimi të dyshuara të dy adoleshenteve. Megjithatë, juria ende nuk ka marrë një vendim ndaj tij për tri akuza për përdhunim dhe tri akuza për sulm seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb