SKRAPAR

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Skrapar. Burime zyrtare të policisë së Shtetit bënë me dije se rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen ”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi me inicialet H. H., rreth 57 vjeç, ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër. Po sipas të njëjtave burime 57-vjecari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se pas marrjes së informacionit, në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.
Ndërkohë, disa orë më vonë57-vjeçari u dorëzua.
Njoftimi i plote:

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur
forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit
dhe një grup i negociatave të Reneas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: