Gjykata e Fierit lë në burg 31 vjeçarin nga Peshtan Bregasi, Elton Meta që pak ditë më parë kanosi bashkëshorten që i kishte ikur nga shtëpia dhe këcënonte se do vritej para banesës së vjehrrit të tij në rast se nuk shihte vajzën e mitur.

Mësohet se avokati ka kërkuar ta lërë në burg të riun për 30 ditë, derisa t’i nënshtrohet një testi psikologjik, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

allowfullscreen=”allowfullscreen”>

Mbi 31 vjeçarin rëndojnë disa akuza dhe vepra penale si “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”. Gazetari Ervis Kuçi siguroi për “BalkanWeb” edhe videon e momentit kur i riu mbërrinte në gjykatë.

NGJARJA
Mbremjen e se shtunes 31 vjecari ka shkuar ne banesen e prinderve te nuses ne Zhupan dhe nepermjet nje arme zjarri automatike ka mbajtur qendruar per 5 ore me rradhe, me kallashnikov ne gryke, ne tentative per te vrare veten.

Mesohet se 31-vjeçari Elton Meta, pas konflikteve qe ka pasur me bashkeshorten e tij, ka marre armën dhe është mbyllur në oborrin e shtëpisë së vjehrrit, ku fillimisht ishin të pranishëm dhe të gjithë familjarët.

Meta kërcënonte më pas se do të vriste veten dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA e FNSH që të bënin të mundur neutralizimin e tij.

Policia evakuoi familjen e bashkëshortes së Metës, ndërkohë që rreth orës 04:00 të mëngjesit, u dorëzua dhe vetë 31-vjeçari. Ai ka qëlluar një herë me armë në ajër, në mometin që RENEA po shkonte drejt banesës për të negociuar dorëzimin.

Prokuror i çështjes është Çlirim Sina, gjyqtar Ergys Selmani, avokat i 31 vjecarit Ermal Hamataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: