Rënia e pjesëve të anijes kozmike kineze “Long March 5B” mund të prekë dhjetë rajone italiane. Lajmin e ka bërë me dije Mbrojtja civile italiane, që thotë se bëhet fjalë për Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.

Parashikohet që anija të hyjë në Tokë rreth orës 2:24 të datës 9 maj, me një diferencë kohore pasigurie prej 6 orësh. Këshilla e ekspertëve është të qëndroni në shtëpi.

Parashikimet e hyrjes së anijes kozmike, sqaron mbrojtja civile do të azhornohen në vazhdimësi, sepse janë të lidhura me sjelljen e anijes dhe efektet që dendësia e atmosferës i jep objekteve që bien, pavarësisht atyre që lidhen me aktivitetin diellor.

Në intervalin kohor të shqyrtuar janë tre trajektore që mund të përfshijnë Italinë.

“Qëndroni në shtëpi, larg nga dyert dhe dritaret”
Nga të dhënat e bëra publike nga grupi i shkencëtarëve italian që po studiojnë lëvizjet e raketës kineze- nënvizon Mbrojtja civile-është e mundur të jepen disa të dhëna të nevojshme për popullatën që ajo të sigurojë vete-mbrojtjen. Është pak e mundur që fragmente të anijes të shkaktojnë shembje të ndërtesave, që janë më të sigurta në krahasim me ambientet e hapura’. Këshilla e mbrojtjes civile është ‘qëndroni ë shtëpi , larg dyerve dhe dritareve. Copat që mund të bien në çatitë e ndërtesave mund të shkaktojnë dëme, duke i shpuar çatitë, dyshemetë, duke shkaktuar kështu edhe rrezik për njerëzit”. “Katet e poshtme të ndërtesave janë më të sigurta prandaj kush ka mundësi mund të spostohet në katet përdhese” – lexohet në shënimin e Mbrojtjes Civile.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: