Rënie e flokëve është një shqetësim që shfaqet shumë shpesh dhe mund të prekë këdo. Nutricionistja Hyrida Basha, e ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka ka përmendur faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve dhe mënyrat për ta ripërtërirë atë. Sipas Bashës nëse diçka nuk shkon mirë, duhet të shohim elemente të gjenetikës, stresit, kimioterapisë, përdorimi i antibiotikëve, traumat fizike, shtatzania, menopauza apo andropauza.

Janë kaq shumë minuse që mund të kompensohen fare mirë me trajtime të flokut me keratinë, shumë të favorshme për aminoacidet nga drithërat, farërat e frutat e thata që gjenden tek “Neranxi”.

Sipas Bashës dietat e pasura me vitamina A dhe E janë vendimtare për rindërtimin e strukturës së flokëve. Gjatë bisedës në studio ajo thotë se edhe pirja e lëngjeve kanë rolin e tyre në cilësinë e flokëve pasi përdorimi i tharëseve apo piastrave të nxehta djegin e prishin strukturën. E pyetur se për është më shqetësuëse, Basha me batutaë thotë se kjo më shumë e ndjeshme tek femrat, pasi meshkujt gjejnë zgjidhje praktike si përshembull me prerje shkurt të flokëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: