Ish-ministri i Inovacionit gjatë qeverisjes së PD-së, Genc Pollo deklaroi se Partia Socialiste duhet të reagojë publikisht dhe të japë llogari në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Për këtë të fundit dje në media u publikua një video ku thuhej se kryebashkiaku po konsumonte kokainë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ demokrati tha se PS duhet të distancohej nga kjo ngjarje, që sipas tij është e gjashta në radhë. Sipas tij zgjidhja për të dalë nga kjo krizë politike janë zgjedhjet e lira.

Keni një koment për rastin e kryebashkiakut Alla?
Për rastin konkret skam koment. Është i qartë, të dhënat janë. E ka marrë prokuroria, të shohim se si do të vijojë. Ajo që duhet të diskutojmë është se cili duhet të jetë reagimi politik. kemi të bëjmë me ofiqar. Është i gjashti i PS që del me probleme të tilla. Është rasti i Shqipërisë, në Cuovadis se ku po shkojmë. Pse nuk reagon PS? I dyti në parti tha se ‘është përgjegjësi individuale’. Mund të jetë përgjegjësi e atij që ka bërë një dënim në Greqi dhe ka gënjyer dhe s’ka treguar. Po kjo dorë që i zgjedh, gjithmonë mollët e kalbura kap?! Pse s’ka bërë verifikime? Përgjigje e japim kollaj. Ta zëmë se jemi në një vend të Europës, partia do të reagonte. Do distancohej. Do e përjashtonte dhe do t’i kërkonte dorëheqje. PS si në rastin e drejtuar nga Rama, si në rastin e Elvis Rroshit, deri te ky i fundit, ose hesht ose…. Drejtësia ka punën e vet tani. Ne jemi në terrenin e përgjegjësisë politike. Një parti që kandidon një person s’mund të jetë ‘përgjegjësi individuale’. Nëse video është e vërtetë, duhet ta hetojë SPAK. Pra kemi një kryebashiak që merr kokainë, që është vepër penale. Kur një zyrtar kryen vepër penale, në një vend tjetër, do të vihej në lëvizje përjashtimi i tij nga partia. Këtu s’ka asnjë reagim. Prokuroria duhet të dojë 2 muaj që të hetojë. Këtu kemi të bëjmë me një të keqe që po zbulohet.

Janë 3 bashki në këtë situatë…..(Pa kryebashkiakë)
Përveç tmerreve që po shohim, kemi dhe një situatë anormale për shkaqe që i kemi diskutuar. Zgjidhja politike janë zgjedhjet parlamentare, që duhet të zhvillohen brenda këtij viti, në mënyrë që Kuvendi, legjislatura që është të shkojë në shtëpi. Të kemi zgjedhje parlamentare të mira dhe të pranueshme dhe të dalim nga situata moniste dhe kokainiste që na la ky pushtet. Kjo s’bëhet me qefin e Ramës dhe partisë në pushtet, do pak shtrëngim. Kemi nisur procesin e rregullimit të reformës zgjedhore. Ka dhe sforco të tjera që duhen bërë. Uroj që të mbyllet brenda afatit kur palët kanë rënë dakord që më pas të hapet mundësia e rinovimit të pushtetit.

Zgjedhje lokale atje ku ka boshllëk?
Mos të ndajmë monizmin e pushtetit vendor nga elementet kriminal të pushtet vendor. Problemi politik zgjidhet me votime pluraliste të lira dhe të ndershme. Ku PS mund të fitojë e zgjedhje të ndershme aq sa kandidatë mund të fitojnë dhe opozita po ashtu.

Ndalemi tek paketa “Anti-Shpifje”, çështje që ka kaluar kufijtë dhe ka shkuar më tej. KiE e ka çuar në Komisionin e Venecias. A prisni ndryshime duke qenë se çështja ka kaluar kufijtë?
Duhet të falënderojmë ndërkombëtarët që janë i interesuar për lirinë e shprehjes dhe medias. Opozita dhe shoqëria civile e ka bërë detyrën e saj. Është për t’u habitur verbëria e kryeministrit dhe qeverisë. Te veprimet e një pale të tretë mos kërko që të shikosh rracionalitetin. Se ka asnjë vend europian që të mbyllesh një faqe në internet.. Një projektligj i tillë që kundërshtohet nga KiE, mund të shërbejë për t’i thënë ‘Jo’ Shqipërisë për negociatat.

Ndalemi pak tek problemet në Lindjen e Mesme… Tek Shqipëria dhe terrorizmi…
Ka tre javë që ka ndodhur eliminimi i Soleimanit e duhet të kalojnë gjërat që të qartësohet situata. Unë kam thënë se përpos problemeve që ka Lindja e Mesme në vetvete, lindin probleme edhe në raport me Europën. Irani ka një frymë ekspansioniste dhe këtu konfliktohet me aleatët europianë dhe u eliminua ai që donte të rriste influencën e Iranit. Kemi edhe shtetin e DAESH, që ka sjellë tmerre të mëdha për popullatën që ka vënë nën fre. Problemin e shohim edhe në Shqipëri. Irani do të godasë iranianë, që i sheh si grupe që dyshon se duan të rrëzojnë regjimin iranian. Në Lindjen e Mesme kemi grupe të ndryshme ekstremiste që nga Al Kaeda, më pas ISIS etj. Që zotërojnë me forcë. Kemi pasur edhe fenomenin e luftëtarëve të huaj në Siri. “Luftëtarët e huaj” janë fenomene që kanë ekzistuar edhe në Shqipëri. Është çështje komplekse, por një qasje më të plotë nga qeveria do të duhet ta kishim. Duhet diskutuar se çfarë do të bëhet me këta njerëz. E dyta është matja e saktë sesa rrezik real kanë këta njerëz për sigurinë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: