Javier Pastore  nuk është në planet e Romës së re me Mourinhon. Klubi romak njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin për të ndërprerë kontratën.


Argjentinasi në moshën 32-vjeçare tashmë është pa ekip ndërsa ka mbetur dhe një ditë nga mbyllja e merkatos.

Ai kaloi 3 vite në Romë pa spikatur, por në kohën kur luante për Palermon dhe PSG shihej një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.

Tashmë Pastore, emri i të cilit nuk ishte përmendur prej kohësh duhet të gjejë një ekip të ri ose të varë ‘këpucët në gozhdë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: