Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në një nga dhomat e Pediatrisë, ku u shemb suvaja, duke plagosur një fëmijë të moshës pediatrike.

QSUT sqaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në pavionin ekzistues, ku në dhomë ndodheshin dy pacientë të vegjël. Sipas spitalit, gjendja shëndetësore e dy të vegjëlve aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Reagimi i QSUT:

Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.
Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.
Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb