GJERMANI

Milot Rashica kërkon të qëndrojë në Bundesligë dhe për të i interesuar është Eintracht Frankfurt.

Werder Bremen ra nga kategoria këtë vit dhe Rashica më të gjitha gjasat do të largohet. Prej kohësh disa ekipe brenda dhe jashtë Gjermanisë ishin të interesuara për 24-vjeçarin, por ai qëndroi tek Bremen.

Tashmë largimi i tij është më afër se kurrë dhe flitet për një interesim të Eintracht Frankfurt ndërkohë nuk mungon as Aston Villa që prej kohësh e do Rashicën në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb