MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një bilanc tepër pozitiv në këtë ditë të dytë të 2021, por jo aq për viktimat.

Vetëm 46 të infektuar ka patur në 24 orët e fundit në vendin fqinj, por 12 pacientë humbën jetën nga COVID-19.

Maqedonia e Veriut po regjistron nga shifrat më të ulëta sa i përket infektimeve në rajon, dhe thuajse gjysma e rasteve janë në Shkup, kurse qytete si Prilepi, Tetova e Resnja kanë vetëm nga 1 rast.

Nga ana tjetër numri i të shëruarve është shumë herë më i lartë, pasi 516 qytetarë fituan betejën me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb