SHBA

Rritja e ekonomisë amerikane u rishikua me një rënie shumë të lehtë për tremujorin e parë, për shkak të vlerës më të vogël të investimit të kompanive nga sa ishte parashikuar fillimisht dhe rritjes së nivelit të importeve, sipas një vlerësimi të dytë të Departamentit amerikan të Tregtisë, i publikuar dje.

Rritja e ekonomisë më të madhe në botë ishte 3,1% në ritëm vjetor nga janari në mars në krahasim me 3,2% të publikuar në fund të prillit, në përputhje me parashikimet e analistëve.

”Pavarësisht rishikimit në rënie, rritja në tremujorin e parë mbetet më e madhe në katër vjet”, bën të ditur administrata Trump, që ende nuk ka publikuar një vlerësim përfundimtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb