Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik publikoi sot 262 raste të reja më COVID-19 në Greqi, 13 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 135114. Ndërkohë që 473 pacientë po trajtohen të intubuar 852 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu sot EODY ka publikuar sot edhe 46 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit duke shkuar kështu në 4553 vdekje gjithsej në vend që nga fillimi i pandemisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: