Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka vënë në lëvizje Emergjencat Civile të cilat në bashkëpunim me strukturat e ARRSH kanë kryer kontrolle në qarkun e Elbasanit.

Në zonën e Murreshit në aksin Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, të cilët janë pastruar nga grupet e patrullimit.

Gjithashtu autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: