Përkeqësimi i motit dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se grupet e punës kanë ndërhyrë duke bërë pastrimin e rrugës.

Gjithashtu ARRSH apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm  gjatë lëvizjes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

8

 

3

 

2

 

6

 

8
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: