Pjesa e dytë e “Dola te Ola” filloi nën tingujt e muzikës së bukur të kantautorit Renis Gjoka. Rrëfimin për jetën e tij ai i nisi duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që ai ka me të vëllanë.

Renisi tha se ata kanë dy vite diferencë dhe e cilësoi atë si një njeri shumë të mirë, korrekt dhe shumë të drejtë. Siç Renisi tregoi ai nuk ka lidhje me muzikën, pasi ka mbaruar për inxhinieri dhe punon në profesionin e tij.

Kantautori si rrallë herë mori një videomesazh surprizë nga i vëllai, ku mësuam më shumë rreth marrëdhënies së tyre, “Nuk besoj se e prisje që të dilja dhe unë e të flisja për ty në televizion, edhe pse nuk ta kam shprehur besoj se ti gjithmonë e ke kuptuar që ke qenë dhe je përveç vëlla gjaku, miku im më i mirë”, u shpreh ai.

Ndërkohë Renisi foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me prindërit dhe tha se për ta do të ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Kantautori rrëfeu se ata kanë qenë mbështetës në rrugën e tij drejt artit dhe kanë qenë insistues që nga klasa e parë e për tetë vite me radhë që ai të studionte për violinë, edhe pse ai nuk e ka patur dhe as nuk e ka qejf.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb