Renis Gjoka është nipi i të madhit dhe të papërsëritshmit Aleksandër Gjoka. Ndaj të gjithë jemi kureshtarë për ndikimin që këngëtari aq i dashur ka patur te Renisi, dhe këtë ky i fundit e zbuloi te Ola.

Ai tha se ka mësuar shumë prej sjelljes së tij, tregoi se Sandri me sjelljen e vet e ka mësuar si të jetë vetvetja dhe mos të ketë frikë, “Kurajën e kam prej tij”, theksoi ai. Ndërsa për Sandrin si artist me shumë krenari theksoi, “Unë personalisht mendoj se këngëtarë si Sandri nuk vijnë më”.

Renis Gjoka foli edhe për marrëdhënien që ka me vëllezërit korçarë dhe tha disa fjalë shumë të bukura dhe të vërteta për ta. “Janë të jashtëzakonshëm dhe të mbushin me energji pozitive, janë njerëz me vlera që përgjithësisht mungojnë tek artistët”, tha ai.

Ndërkohë kantautori zbuloi se krijimin e parë të papublikuar e ka bërë në klasën e pestë dhe disa vargje të shkurtra i interpretoi edhe live në studio, ndërsa krijimin e parë serioz ka patur këngën “Nuk ia vlejti” të cilën e ka kënduar me grupin “Burn”. Për ndarjen e ”Burn” tha se çdo grup ka arsyet e veta dhe koha shëron çdo gjë, gjithashtu njoftoi se çunat e grupit i ka ftuar te koncerti që do të realizojë së shpejti dhe ishte shumë i lumtur që do të ribashkoheshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb