Me numrin e turisteve qe eshte ne rritje te vazhdueshme ne Shqiperi, industria e Turizmit do te kete nje peshe gjithmone e me te madhe ne ekonomine tone. Rent From Locals eshte konceptuar tu vije ne ndihme sipermarresve te vegjel vendas, per te ekspozuar oferten e tyre, ne internet, dhe per te marre rezervime online direkt nga turistet e huaj, te cilet kerkojne cmime me te favorshme gjate vizites se tyre ne Shqiperi.
Nga ana e tyre turistet do te kene mundesine te rezervojne nje makine ose apartament me qera nga faqja e internetit te Rent From Locals, njelloj sic bejne ne faqe te tjera nderkombetare
Sipas zhvilluesve te kesaj platforme Marin Nikolla, Kledjan Zaimi, Elvis Koleka qellimi I tyre eshte ti ofrojne nje menyre te shpejte operatoreve te vegjel turistike ne vendin tone, per te dixhitalizuar bisnesin e tyre, dhe krijimi I nje ure direkte midis tyre dhe turisteve te huaj. Platforma ka nisur te jete e disponueshme gjate 2022 ne adresen https:// www.rentfromlocals.al. Ajo bazohet ne teknologji mjaft te avancuar dhe bashkekohore, per ti ofruar perdoruesve te saj nje experience optimale
Masivizimi i kësaj forme dhe mënyre të dhënies së makinave apo apartamenteve me qira do të rrisë konkurrencën e ndershme, do të sjellë një rregullim të këtij tregu, çmime më të arsyeshme, rritje të cilesisë të shërbimit si edhe rritjen e volumit të rezervimeve për shkak të ekspozimit më të gjerë tek turistët e huaj.
Fluksi i turistëve të huaj është në rritje konstante, dhe qëllimi është që ata të mos orientohen vetëm në kompanitë e mëdha të makinave apo zinxhirëve të hoteleve ndërkombëtare, por edhe drejt tregut vendas që ka shumë për të ofruar në drejtim të cilësisë dhe çmimeve të favorshme. Është shumë e rëndësishme që këto oferta mjaft interesante lokale të bëhen lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet internetit në mbarë botën.
(BalkanWeb)