ITALI- Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka qenë për një vizitë zyrtare në Itali ku është takuar me homologun e tij italian, Matteo Renzi, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp.
E pikërisht gjatë kësaj konference Renzi, i cili nuk mjaftohet asnjëherë me “çuditë” e tij i ka dhuruar Tsipras një kravatë, duke bërë humor me faktin se kryeministri grek nuk mban kravatë as në takime zyrtare.
“Aleksis ka thënë një shprehje shumë të bukur se nuk do të vërë kravatë deri sa Greqia të dalë nga situata e vështirë dhe kriza. Dhe ne duam ti japim një dorë Greqisë, që nuk do të thotë ti japësh gjithmonë të drejtë, por ti japësh vërtetë një dorë. Por duam që kur të vijë momenti që Greqia të dalë nga kriza, sepse do të vijë ai moment, kryeministri të mbante një kravatë italiane”, tha Renzi. Ndërsa kryeministri grek pasi e falënderoi Renzin premtoi se do ta vinte kravatën kur të gjenin një zgjidhje të vlefshme për Europën. Tsipras gjithashtu i ka dhuruar Renzit një CD me këngë greke.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb