ITALI- Kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka përcjellë një mesazh për Bashkimin Europian dhe Greqinë një ditë pasi ky vend ka mbajtur referendumin për kërkesat e kreditorëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë italiane shkruan se “Evropa do të jetë e mbaruar, po mbeti peng e burokracisë dhe rregullave”.

Ndërsa shprehet se takimet e nesërme duhet të zgjidhin emergjencën greke, Renzi thotë se “Europa duhet të flasë për rritje, jo vetëm për bilance, duhet të flasë për vlera, jo vetëm për numra”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb