ITALI- Kryeministri në largim Matteo Renzi ka rënë dakord që të qëndrojë në detyrë deri sa senati të kalojë buxhetin e vitit 2017 pas pak ditësh, njoftoi Presidenti italian Matarella.

Renzi u takua me Presidentin Sergio Mattarella të hënën për të diskutuar mbi dorëheqjen e tij pas humbjes së thellë në një referendum mbi reformat kushtetuese.

Renzi ra dakord të mos e japë dorëheqjen para se të miratohet buxheti, që pritet brenda dy ditëve të ardhshme. 41-vjeçari Renzi pranoi humbjen dhe shpalli dorëheqjen në një konferencë të shkurtër dhe emocionale për shtyp, brenda dy orësh pas mbylljes së qendrave të votimit.

Lëvizja populiste “Pesë yjet” e udhëhequr nga komediani Beppe Grillo, që ishte në krye të fushatës kundër referendumit, bëri thirrje – ashtu si edhe forcat e tjera të opozitës – për zgjedhje të parakohshme, pasi zoti Renzi deklaroi dorëheqjen.

“Është koha për të bashkuar vendin që u përça nga referendum dhe për të deklaruar zgjedhje të parakohshme, si edhe për të marrë një vendim”.

Lëvizja “Pesë yjet” është rivalja kryesore e demokratëve të zotit Renzi, dhe po bën të gjitha përpjekjet për të arritur sukses në skenën politike kombëtare për herë të parë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: