Lil Xan u shtrua në spital gjatë fundjavës – jo për Coronavirus – por për shkak të streseve për shkak të urdhrave të pandemisë dhe qëndrimit në shtëpi.

Reperi 23-vjeçar u dërgua në spital me ambulancë të dielën ndërsa po karantinohej me nënën e tij në Kaliforni.

“Ajo thirri ambulancën pasi e gjeti djalin e saj në një gjendje aq keq sa ajo u tmerrua,” njofton TMZ .

Mjekët thuhet se i thanë që bëhej fjalë për një sulm paniku. Ai i tha TMZ se ai është veçanërisht i shqetësuar tani për shkak se nuk mund të punojë, dhe se ai është i vetmi që i duhet të siguroi ushqim për familjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb