SHBA

Rreperi amerikan Young Dolph u qëllua për vdekje në Memphis të mërkurën pasdite. Lajmi u konfirmua nga FOX13.
Maurice Hill, pronari i dyqanit ku ndodhën të shtënat, tha për FOX13 se punonjësit e tij deklaruan se 36-vjeçari hyri në dyqan për të blerë biskota dhe u qëllua nga një makinë në ecje.

Pak para orës 17:00, policia e Memphisit dha informacionin paraprak për të shtënat. Oficerët shtuan se hetimi po tregon se Young Dolph ishte viktima, por ata thanë se procesi i identifikimit nuk ka përfunduar.

Për momentin, policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me autorin. Reagimet në rrjete kanë qenë të shumta, disa prej tyre që shprehën zemërimin dhe dhimbjen për humbjen e ikonës së hip hop-it.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Adolph Robert Thornton, Jr, është mjaft i njohur në komunitetin e Memphis. Ai u bë i njohur në arenën kombëtare në vitin 2014 me publikimin e ‘mixtape’-t të tij “High Class Street Music 4” dhe këngën “Preach”. Në vitin 2016, ai publikoi albumin e tij debutues, “King of Memphis”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb