Reperi i njohur Gjiko (Asdren Gjikolli) është gjobitur me 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Nga mediat kosovare është mësuar se lajmi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila ka marrë vendimin për Gjikon dhe mikun e tij Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante arme pa leje. Ata duhet të paguajnë në një afat prej 30 ditëve shumën e caktuar, në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg.

Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit “Univers” në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të ka gjuajtur në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, armë të cilën ia konfiskoi Policia e Kosovës, së bashku me dy karikatorë dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën armë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: