Reperi i famshëm amerikan, DMX, është bërë baba për herë të 15.
Reperi problematik, që është arrestuar disa herë për përdorim të narkotikëve, është bërë sot baba i fëmijës së parë me të dashurën e tij Desiree.

DMX, emri i vërtetë Earl Simmons, është shprehur për “TMZ” se ky fëmijë është bekim për jetën e tij.

DMX ishte i martuar me Tashera Simmons nga viti 1999 për 11 vjet. Me të ai ka katër fëmijë, ndërsa 11 fëmijët e tjerë të reperit janë jashtëmartesorë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: