Me një seri të gjatë videosh në Instagram reperi i famshëm italian Fedez jep lajmin e keq për fansat e tij: ”Fatkeqësisht kam një problem të rëndë me shëndetin, duke nënkuptuar që do të ketë një rrugë të gjatë për të luftuar sëmundjen’, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
Këngëtari ka shtuar se ‘dëshironte të tregonte se për çfarë bëhet fjalë, por jo tani, jo në këtë moment, ku i duhet të rrijë pranë familjes dhe fëmijëve të mi’.
‘E bëra këtë njoftim për të mbështetur këdo që si unë po kalon një moment të vështirë tani, duke më bërë të mendoj që kjo parantezë e jetës ka dobinë e saj, për të kuptuar gjërat e mira që na ka ofruar jeta.

Për momentin nuk jam i kthjellët mjaftueshëm për të shkruar më tej, por jam gati të përballem me këtë aventurë të re që më ka paraqitur jeta. Falënderoj gruan time që më ka qëndruar pranë në këto ditë. Ju dërgoj një përqafim të madh. Shpresoj të jem në gjendje t’ju jap përditësime pozitive sa më shpejt të jetë e mundur.”


Pas mesazhit social të bashkëshortit të saj, Chiara Ferragni ka dashur t’i dedikojë atij një postim të ëmbël duke publikuar një foto që e portretizon atë së bashku me të voglin Leone dhe vetë Fedez dhe shkruan: “Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për mbështetje shtesë këto ditë, të dua më shumë se kurrë dashuria ime dhe së shpejti do të jesh mirë, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb