Në qoftë se nuk do të ishte bërë këngëtar, me siguri do të ishte një basketbollist i famshëm.

Po flasim për Ledri Vulën, i cili jo pak herë e ka treguar pasionin e tij për këtë sport. Reperi që në fëmijërinë e tij është ushtruar duke luajtur basketball, ndërsa së fundmi këtë pasion të tijin ka vendosur ta gdhend edhe në trup.

Ledri ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram tatuazhin e tij më të ri. Bëhet fjalë për një kosh basketbolli, ku krahas fotos shkruan: “Që prej fillimi.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Ju kujtojmë që dy javë më parë, Noizy ka lajmëruar se do të zhvillojë koncertin më të madh të “hip hop”-it në Shqipëri në muajin gusht. Do të jetë një koncert madhështor, ku përveç reperit do të performojnë edhe shumë artistë të njohur, ndër to edhe Ledri Vula.

Reperi kosovar ka pranuar ftesën për të interpretuar krah Noizyt në koncertin që ai do të mbajë. Mbetet për t’u parë nëse mes dy artistëve të suksesshëm do të ketë edhe një bashkëpunim në muzikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: