TIRANE

Reperi i njohur Fero në një intervistë për emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ ka folur për herë të parë për pagesat e majme që kërkon në koncerte. Fero shprehet se nëse nuk merr çmimin që ai dëshiron në koncerte, atëherë nuk merr pjesë.

“Unë i kam anuluar koncertet 6 muaj para karantinës sepse kam qenë duke u marrë me albumin tim të dytë. Nesë Fero nuk e merr cmimin që e do në koncert, Feron kurrë nuk ka me e pa më në koncert. Kurrë në jetë nuk e sheh Feron me këndu nëse nuk e merr cmimin që ai e do.

Ishin disa data dhe grupi i menaxherëve që merren me data më thanë që nuk mund të paguajnë më shumë se 6-7 mijë eruo. I thashë ‘shnosh’ herët e tjera. Unë i lypi 8-9 mijë euro me i pre flokët smuna me shku në koncerte”, u shpreh reperi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: