TIRANE
MC Kresha është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të estradës. Reperi i njohur e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetëm jetën profesionale të tij.

Por burimet për Prive kanë zbuluar se MC Kresha është bërë baba për herë të dytë, në orët e pasdites së 23 shkurtit. Lindja është kryer në Kanada, atje ku Kresha dhe Erzina janë zhvendosur bashkë.

Sipas këtyre burimeve, foshnja, i gjinisë djalë dhe bashkëshortja e reperit, Erzina janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se reperi dhe partnerja e tij kanë edhe një vajzë me emrin, Iza. Rikujtojmë se Mc Kresha i dha fund beqarisë më 15 dhjetor 2019. Reperi kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me Erzinën.

Çifti e mbajti deri në momentin e fundit sekret martesën e tyre, ndërsa ceremonia ka qenë tepër private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb