Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e dajës së dy këngëtarëve, Mozzik dhe Getinjo. Mësohet se daja i tyre ka humbur jetën në paraburgimin e Gjilanit, në rrethana ende të paqarta. Lajmi konfirmohet nga Reporteri.net.

Ka qenë Mozzik, ai që e ka bërë të ditur lajmin se i ka vdekur daja, i cili ka bërë një shkrim prekës në Instagram. “O dajë krejt mi ke mësu, veç qysh me ia bë pa ty harrove me më msu. Shpirtin na kalle o daja ma i mirë”, ka shkruar ndër të tjera Mozziku. Nga ana tjetër, Getinjo nuk është në dijeni për një gjë të tillë, sepse siç dihet ai tashmë është banor i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: