TIRANE

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë ai po vazhdon të mbetet aktiv përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, reperi me prejardhje nga Ferizaj ka komentuar masat e reja të vendit dhe kufizimet pas orës 19:00 për disa qytete dhe 18:00 për disa të tjera, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Getinjo e ka cilësuar situatën aktuale si një viktimë e gjendjes në botë, pasi sipas tij shteti i Kosovës nuk “disponon ndonjë për të bërë diçka.

Postimi i tij i plotë
“Mengjes del e merr virusin edhe kadale ka n19:00 ora shkon nshpi e qon virusin nshpi. Qe qfar maska ka. ASNI LEVIZJE SDUHET ME EKZISTU KERKUN NESE SDON ME PAS VIRUS! Eh kjo ska shanc mu bo se bohet luft. Ska faj Kosova kurgja shkurt e shqip jena viktim e botes se vallain shteti jon sen n’dor ska! Rune veten mos te na ik truni se per virus e kalojm dyqysh. Se qaty osht esenca trunin me naj prish. Naten e mire”, ka shkruar Getinjo.
Reperi përndryshe ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e këngës së tij më të re me titull “Fenomenal”, e cila pritet të jetë gati shumë shpejt për fansat.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: