SUEDI
Në qytet kryesore evropiane, amerikane dhe aziatike, qindra njerëz kanë dalë në protestë dhe shenjë solidariteti për popullin e Ukrainës që po vuan nga lufta e nisur nga Rusia.

Edhe banorët e Helsinborgut të Suedisë kanë dalë të protestojnë. Madje kësaj proteste i është bashkuar edhe reperi i njohur shqiptar, Mozzik.

Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto dhe video ku tregon se si po zhvillohet protesta në Suedi. Reperi shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në foton e publikuar të cilën e shoqëron me mbishkrimin: “Vetëm thash t’ju tregoj se ka shqiptarë këtej”.

Ndërkohë pas tij duken shumë protestues të tjerë me flamurin e Ukrainës dhe banderola në duar. Ndërkohë kujtojmë se protesta janë zhvilluar edhe në Rusi për të dënuar sulmin e vendit te tyre ndaj Ukrainës në ditët e fundit. Pamjet në rrjet treguan protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar në rrugë ndërsa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftës”.

Protestat u raportuan madje deri në qytetin e mbuluar nga bora të Novosibirsk, në rajonin jugor rus të Siberisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: