TIRANE

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, së bashku me deputeten Duda Balje dhe këngëtaren Eliza Hoxha.

Ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë këto arrestimet e krerëve të lartë politikë nga Gjykata Speciale.
Reperi i njohur ka komentuar këtë situatë si tejet të pafavorshme për Kosovën, ndërsa ka kujtuar periudhën e luftës dhe faktin se si ndjeheshin të sigurt me praninë e UÇK-së.

“Në thjesht donim të shkolloheshim, të shihnim policë që flisnin shqip, donim jetë në shtetin tonë”, u shpreh ai gjatë intervistës.
Më pas Lyrical Son u shpreh se historia sipas tij është e shkruar në tri inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për tri shkronja të arta, UÇK, ka qenë diçka për ne si ata filmat me Superman. I kemi parë si heronj, si shpëtimtarë…”, ka thënë më tej reperi.

Lyrical Son është vetëm një nga të paktët figura publike nga fusha e artit që ka reaguar në lidhje me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj emrave të njohur të UÇK-së si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi ,Rexhep Selimi etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: