Reperi ‘The Game’ në këngën më të re me titull ‘Sauce’ të nxjerrë ditët e fundit, thotë se ka bërë seks me tri Kardashian.

“Kam pasur k..cka më shumë se Usher Raymond. Kam shkuar me 3 Kardashiane. Mbajeni aty”, thotë ai duke bërë rep.

Kaq ka mjaftuar që lajmi të përhapet me shpejtësi, gjë që ndodh gjithmonë nëse në mes është familja e femrave të njohur të reality shoë.

Por shumë shpejt ka ardhur reagimi nga familja Kardashian, që përmes zëdhënësit të saj ka bërë të ditur se as Khloe, as Kourtney, as nëna e tyre Kris dhe as dy gjysmëmotrat e tyre Kendall dhe Kylie nuk kanë pasur asnjëherë asnjë lidhje me reperin. Përveç Kim, që vite më parë ka dalë me këngëtarin.

Kur është pyetur rreth këtyre fjalëve të thëna, reperit iu mor goja dhe tha; “Um, ju e dini, dmth ju e dini që, që…” pas hetizitimit vijon, “Kanye është i madh, Kim është e madhe, ata janë bërë për njëri-tjetrin”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: