Reperi i njohur nga Kosova Arian Gushi, emri artistik i të cilit është Gold AG, ka njoftuar se dikush i ka vjedhur atletet para derës së shtëpisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Facebook ku dhe ka shpërndarë videon e momentit të vjedhjes.

Postimi i plotë

“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.

Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.

Ramazani dikuj s’ja len shejë. Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku. Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki. Allahu të udhëzoftë”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: