TIRANE

Reperja e njohur, Loredana Zefi ka pasionin e madh për tatuazhet. 23-vjeçarja numëron disa të tilla me kuptime të ndryshme në trup, ndërsa ka vendosur që tatuazhin e fundit t’ia dedikojë të voglës së saj, Hanës.

Lori
Lori

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të krahut ku duket se ka shkruar me shkronja kapitale emrin e së bijës, Hana. Artistja publikon herë pas here momente të ndryshme gjatë ditës pranë vogëlushes, duke zbuluar se pavarësisht koncerteve të shumta që ajo ka mbajtur, Hana mbetet prioriteti kryesor i saj.

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në muajin dhjetor të vitit 2018 pas një marrëdhënie dashurie disavjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb