Një ‘përplasje’ në distancë ka ndodhur mes dy analistëve Henri Çili dhe Andi Bushati në një pozicionim në raporte të ndryshme me kryeministrin Edi Rama. Çili ka publikuar sot një analizë ku mbështet Ramën dhe thotë se publiku do të mbështeste në një mandat të dytë.

Çili analizon me radhë reformat e nisura nga kryeministri aktual dhe jep vlerësimin e tij mbi ata që sot i renditen në kritikët e fortë

Sipas Çilit, “Edi Rama është investim i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare, të gjithë ata që e kanë mbështetur, madje dhe ata që e kanë kundërshtuar kanë krijuar një figurë politike me fuqi të madhe,bashkuar dhe me ambicien e tij të rëndësishme si individi dhe siç e thekson ai vetë “për të mbetur në histori”. Ky potencial duhet shfrytëzuar në dobi të shoqërisë shqiptare dhe interesit publik dhe si i tillë cikli historik i nisur nga Rama duhet të vazhdojë përtej një mandati”.

“Publiku në shumicën e tij, përtej ekstremeve apo grupeve skajshmërisht të impaktuara apo emocionale, do ta mbështeste një mandat të dytë, me kusht që ai të ishte reformues dhe dobisjellës për të gjithë. Me gjithë respektin për shpirtin protestues, kontestues, për këdo aktor të shoqërisë shqiptare, duke i quajtur legjitime arsyet e çdokujt nga ato të opozitës politike deri te kredot intelektuale në këtë vend, prozhektorët duhet të orientohen gjetkë: Presion publik Edi Ramës që cikli i tij reformues të kapë të gjithë elementët e jetës së vendit dhe të mbrohet dhe të mos impaktohet nga populizmi. Masat do ta kuptojnë, publiku do ta votonte. Kush e di publikun dritëshkurtër është i gabuar. Publiku në shumicën e tij, përtej ekstremeve apo grupeve skajshmërisht të impaktuara apo emocionale, do ta mbështeste një mandat të dytë, me kusht që ai të ishte reformues dhe dobisjellës për të gjithë”, shkruan ai.

Nga ana tjetër Bushati shfaqet ‘i tronditur’ nga kjo analizë e kolegut të tij por heq vija paralele me deklaratat e Çilit në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe shkruan se aty e gjen çelësin kthjellimit.

“Si besova sot syve kur lexova një shkrim të Çilit ku thoshte se Rama duhet të fitojë edhe një mandat se është reformist i madh. Pastaj kur kthjellova, u futa në “google” dhe pashë që edhe për Berishën, kur qe kryeministër kishte kërkuar mandat të dytë. Madje e kishte shpallur mes reformistëve më të mëdhenj që ka pjellë kjo tokë. Nuk u përpoqa më të kuptoj. Vetëm qesha….”, shkruan Bushati në profilin e tij në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb