Replika të ashpra në seancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali. Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për procedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja.

Në krah të tij ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë.

Mes të dyve janë shkëmbyer replika të forta. Spiropali ka reaguar ashpër pas fjalës së Berishës ndaj kryeministrit Edi Rama për lirinë e medias në vend. Më pas Berisha e ka akuzuar për korrupsion ministren. Kjo e fundit ka folur përsëri.

Xhaferraj: Ju para se të merrnit drejtimin e seancës po fliste zonja Tabaku. Kërkoi fjalën për procedurë. Ç’po bënte zonja Spiropali? Ose ruani standard, ose ndryshe mos e ktheni në qesharak këtë Kuvend.

Felaj: Drejtuesja e seancës më tha që zonja Tabaku është tërhequr nga gara.

Berisha Flet…

Felaj: Nuk u ka dhënë ndonjë fjalën, mos e zini foltoren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb