Në fjalën e tij në Kuvend Tritan Shehu u shpreh kritik lidhur me projekt rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Sipas tij mazhoraca nuk ka dënuar gjenocidin, por mohimin e gjenocidit.

“Më në fund mazhoranca pasi dogji rezolutën e disa javë më parë, mori guximin u mbush me frymë dhe mori vendimin, por pa kërkuar konsensus. Dhe në këtë mënyrë kemi një rezolutë jo të qartë…Ju këtu po përsërisni shfaqjen  si me rezolutën për Ukrainën. Ju nuk dënoni gjenocidin, ju dënoni mohimin e gjenocidit por jo gjenocidin vetë. Si fillim duhet dënuar gjenocidi dhe ju këtë nuk e bëni. Keni problem se inatoset dikush në lindje…Ju jeni jashtë linjave të rezolutës së Parlamentit Europian”, tha Shehu.

Nga ana e tij Balla theksoi se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është totalisht e njëjtë me rezolutën e Parlamentit Europian.

“Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak…se nuk keni mësuar se replika nuk është përmendje emri…Mund ta konsideroni fjalën time gjatë kohës së grupit…Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh. Tani rezoluta e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës, tani këtu gënjeve dhe the se nuk e keni titullin njësoj, por përkundrazi ne kemi shkuar edhe më tej. Por unë nuk doja që në këtë seancë të merresha me drejtorin apo pronarin e kompanisë Shqiponja. I garantoj që dokumenti I PE është dokumenti referues. Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: