Ironi dhe replika në Komisionin hetimor për sistemin TIMS. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu theksoi se nuk e kanë tagrin ekspertët që të hetojnë informacione sekrete, pasi iu mungojnë certifikatat e sigurisë.

Ai tha mes të tjerash se siç duket kryetari i Komisionit, Salainji mezi pret një letër nga Rama.

DIKSUTIMI

Gogu: Po citoj nenin; Pasi sigurohen të dhënat për çështjet nga ekspertrët komisioni miraton planin e hetimeve. Sot ne nuk bëjmë muhabet me ekspertët, se si e çmon përgjigjen, pasi është kapaciteti i tyre nëse kanë plan për hetimin apo jo. Ky ankthi ynë nëse ka mbërritur posta kryeministrore, ankth i kryetarit, mendoj se është i pashpjegueshëm. Nëse ju zoti kryetar doni që patjetër kryeministri t’ju sjellë këtu një letër, nuk është ky lajm i ditës. Kryeministri Rama ka një traditë të suksesshme në zbatim të ligjit.

Ironizon Salinji: Duket!
Gogu: Ndryshe nga kryeministra tuaj që komisionet hetimore i fshihen tërë jetën e tyre.Rrini të qetë se kryeministri do ju përgjigjet. E di që nukj rini ron pa marrë një kartolinë nga kryeministri. Do ju vinë shumë shpejt. Nuk është kjo çështja e komisionit tonë, por a janë të gatshëm ekspertet për të bërë një plan hetimi? JO! Sepse ka informacion rrugës. Nëse na mblidhni këtu për të bërë batuta, nuk jemi për lajmin e ditës. Mos na bëni xhuxhmamxhuxh. Ne hetojmë! Hetojmë me…Nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrë. Propozoj që sekretari të mblidhet për të vijuar se si do të procedohet me mbledhjen. Ekspertët nuk janë të pajisur me certifikatë sigurie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: