Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibej, ka replikuar me anëtarët e mazhorancës gjatë punimeve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Në një moment, teksa po diskutohej për miratimin e një akti normativ, Alibej përdori termin “ministresha”, që u cilësua si fyese nga socialistët.

Pjesë nga replikat

Enkelejd Alibeaj: Së pari një parashtesë më duhet ta bëj në respekt dhe të atyre që kanë ardhur. Një akt normativ është një akt që miratohet nga qeveria. Sensibilitet i ndjejnë ministri, ministresha në rastin konkret. Do doja të dija si ua ka shpjeguar ministresha juve urgjencën në këtë rast Ministresha është fyerje?

Klotilda Bushka: Zoti Aliebaj thjesht ruajmë etikën. Sipas kushtetutës ministri thuhet, nuk përdorim as gjuhën me ndjeshmëri gjinore

Enkelejd Alibeaj: Ministri t’i them edhe pse është femër? Pandi kujdes, kujdes (…) Si jua kanë shpjeguar ju urgjencën? Cila ka qenë nevoja apo pengesa që të mos e miratonte qeveria dhe pastaj ta sillte në parlament? Ju paraqiteni sot 20 ditë më pas, kohë e mjaftueshme që del dhe tepron edhe për të miratuar një ligj me procedurë të përshpejtuar. Pse keni zgjedhur të ecni me akte normative

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb