I ftuar në emisionin “Opinion” ndër të tjera Gianni De Biasi foli edhe për akuzat që i bën ish – trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi. De Biazi u shpreh se trajneri shkodran duhet ta shohë ndeshjen në stadium dhe jo në televizion, por nuk harroi të deklaronte se ai ishte edhe xheloz për arritjet që italiani ka bërë në krye të kuqezinjve.

“Më habit Hafizi se para se të flasë duhet të mendohet. Unë mendoj se ai nuk i sheh mirë ndeshjet nga TV, t’i shohë në stadium se në TV kamera kap zonën vetëm ku është topi. Mendoj se ai është xheloz për atë që arrita dhe ai nuk e bëri dot edhe pse kishte një skuadër shumë të mirë”, u shpreh fillimisht De Biazi.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb