TIRANË- Darka e kryeministrit Edi Rama me aleatin e tij, kreun e LSI-së Ilir Meta nuk ka shkuar pa komente të shumta, edhe nga qytetarët. Kjo, edhe për faktin se këtë herë dy liderët kishin zgjedhur një restorant peshku.

Kjo gjë është komentuar edhe nga ndjekësit e kryeministrit Edi Rama në “Facebook”. Një prej tyre i ka shkruam Ramës duke e ngacmuar për darkën. Por edhe kryeministri nuk ka ndenjur pa i kthyer përgjigje.

Komentuesi: O Edo me duket se ka filluar të pëlqejë peshku sa në një vend në vend tjetër, ki kujdes vëlla
Rama: Andi ku e pe peshkun, apo në det?

Rama komentuesi

Pas darkës së djeshme mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Meta një tjetër takim u bë sot me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, sërish në një restorant me prodhime deti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: