TIRANË

Replika në seancën e sotme parlamentare mes deputetit të opozitës parlamentare Korab Lita dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Pasi ministrja Spiropali reagoi ashpër për marrëveshjen e nënshkruar mes PD dhe LSI, Lita mori fjalën duke i thënë se nuk merr vota në Kamëz.

“Të luash dhe simfoninë e Bethovenit votat në Kamëz nuk i merr. Ke prishur pesë shkolla dhe ke ndërtuar vetëm një. Mu duk fjalimi i një njeriu që ka humbur”, tha Lita.

Menjëherë pas tij, Spiropali tha se Lita ndihet i turpëruar dhe pyeti nëse do vazhdohet me Xhelalët, duke iu referuar ish-kreut të bashkisë Kamëz apo do bëhet siç duhet Shqipëria.

“Korab s’ke faj, ndihesh i turpëruar për ata që ke mbështetur aty. Xhelali iku, e çuan në Dibër, si ta mbanin në Kamëz më thuaj. Xhelali merr ço në shtëpi, ço tek ata në parti. Tani iku dhe Xhelali, i gënjeu sa i gënjeu. Ti ishe dhe zëvendës i tij turpëroheshe po s’kishe çfarë t’i bëje. Puna është Korab, do vazhdojmë me këta, me Xhelalët, me Nokën, Fatmirin, Shpëtimin e Vangjelin që për hir të pushtetit e karriges së tyre bëhen bashkë çamë e grekë e ça të jenë, apo do ta bëjmë Shqipërinë siç duhet”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb