Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së Lulzim Basha sa i takon çështjes së mos hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur që të publikojë qëndrimin e presidentes së zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila shpreh keqardhje për vendimin e BE.

“Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, -thuhet në qëndrimin e zyrtares së KE. Ndërkohë, Rama duke shigjetuar kryedemokratin Basha ka postuar edhe një qëndrim të këtij të fundit, ku ai shkruan se; “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

73143801 10157093378876523 9044212286465507328 N
73143801 10157093378876523 9044212286465507328 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: