TIRANË

Megjithëse ende jo shumë i nxehtë ende, parlamentit nuk i kanë munguar replikat edhe sot. Të tilla dhe me batuta ka pasur mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Kujtim Gjuzi Teksa Rama fliste për çështjen e detit, Gjuzi e ka ndërprerë vazhdimisht por nuk ka munguar përgjigjja e Ramës.

“O shqipe që fluturoni lart me perime e zarzavate. Nuk ka marrëveshje o shqipe.

Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Të lutem shumë. Po të them, po ju them mos u bëni qesharakë”, tha Rama.

Ndërkohë që Gjuzi ka vijuar të flasë nga vendi, duke iu drejtuar Ramës ‘shkëlqesi’ dhe duke i kujtuar një këshillë.

Gjuzi: U tërhoqe nga këshilla.

Rama: Nga çfarë?

Gjuzi: Nga këshilla, ta nxjerr?

Rama: Aman mos ma nxirr se do a prishësh fillimin e këtij sesioni, të lutem mos e nxirr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb