TIRANE- Pak pas deklaratave të analistes dhe pedagoges së Gazetarisë, Iris Luarasi, e cila mbrëmë gjatë emisionit “Opinion” deklaroi se “në Shqipëri ka pasur edhe kryeministra që na krahasonin me Gjermaninë”, vjen edhe reagimi i ashpër i ish-kryeministrit Berisha.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha e ka cilësuar Luarasin si “papagallja numër 3 e qeverisë”, ndërsa ka sqaruar me detaje krahasimin e bërë dikur prej tij sa i përket rritjes ekonomike.

“Kështu që rritja ekonomike e Shqipërise i referohet vetëm ekonomisë të vendit tonë, dhe rritja ekonomike e Gjermanisë i referohet vetëm ekonomisë gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise. Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter”,- u shpreh Berisha.

E pyetur për këtë reagim, Luarasi është shprehur se “jam e kënaqur që e detyrova Berishën të shkruante kaq gjatë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb