Gazeta e përditshme belge “La Libre Belgique”, i ka kushtuar një reportazh çështjeve të mbetjeve në Shqipëri. Duke sjellë një panoramë të niveleve të mëdha të ndotjes dhe keqmenaxhimit të mbetjeve, në reportazh jepen edhe këndvështrimet e ndryshme në lidhje me ndryshimet ligjore për çështjen e importit të mbetjeve në Shqipëri.

REPORTAZHI
Shqipëria do që t’i hapet turizmit, por është shumë e vështirë të gjesh një plazh ose një lumë që të mos jetë ndotur me mbeturina. Ndarja e mbetjeve, nismë e cila mezi është futur në qendrën e Tiranës, mbetet plotësisht e panjohur për pjesën tjetër të vendit. ‘Moskokëçarja’ e shqiptarëve ndaj mjedisit nuk shpjegon gjithçka.

Asnjë incinerator nuk është ende funksional, shumë qytete në rrethe nuk kanë përveçse vendgrumbullime të jashtëligjshme për mbetjet, kryesisht të krijuara në rrënojat e uzinave të vjetra të braktisura të kohës së socializmit.

Koshi i mbeturinave të Italisë
Që nga rinia e komunizmit në vitin 1991, mbetje elektronike të përdorura, bateri dhe mbetje të kantiereve të ndërtimit “eksportohen” pasivisht drejt Shqipërisë, kryesisht nga që nga Italia, ku trajtimi i plehrave shpesh kontrollohet nga rrjetet mafioze.

Menaxhimi i mbetjeve dhe importi i tyre i mundshëm është çështje, që shfaqet herë pas herë, e cila ka helmuar jetën politike të vendit për një çerek shekulli. “Kufijtë janë jashtëzakonisht të lehtë për t’u kaluar pa u pikasur, askush nuk e kontrollon realisht se çfarë futet në territorin shqiptar”, shpjegon Kozara Kati, e shoqatës mjedisore “AKIP”. Qeveri të njëpasnjëshme, si të djathta ashtu edhe të majta, mundohen t’ia ngelin sa njërës ashtu edhe tjetrës çështjen e mbetjeve, duke premtuar të ndalojnë, ose të paktën të kontrollojnë importin e mbetjeve.

Teorikisht, lejohen vetëm mbetjet e disa kategorive specifike të “lëndës së parë të dalë nga riciklimi”, të cilat do të përdoren përsëri. Këto mbetje janë letra, dru, metale dhe plastikë, por mazhoranca aktuale e majtë do ta çoj këtë nismë me tej.

Një sistem mbledhje mbetjesh
Në qershor, me nismën e tre deputetëve, Parlamenti miratoi një ligj të ri, i cili synon të organizojë tërësinë e sistemit të mbledhjes së mbetjeve. Bazuar në kriteret evropiane dhe përqasjes së tyre ndaj problemeve mjedisore, ligji hap një dritare për importimin e mbetjeve, duke provokuar protesta të ndezura në opinionin publik.

Riciklimi mbetet një veprimtari shumë, shumë e vakët, por janë biznesmenët e këtij sektori që e patën kërkuar këtë ligj “Fabrika ime punon vetëm me 30% të kapacitetit të vet, jam i detyruar të blej letër nga jashtë shtetit që të mund të prodhojë karton në Shqipëri, çka sjell kosto më të larta se në rast se do t’i ricikloja vetë mbeturinat”, thekson Bardhyl Balteza, zëdhënës të bizneseve të riciklimit dhe njëkohësisht pronar i fabrikës “Edipack”, e vetmja që prodhon karton të ricikluar.

I gjithë pranishëm në media, biznesmeni shprehet i prerë: kurrë nuk do të mblidhet mjaftueshëm letër e përdorur për të dalë t’i nxjerrë investimet e tij fitimprurëse./LaLibre.be/
Përktheu: Ilir Sinanaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: